Tuesday , December 11 2018
Lajmi i fundit

Ministria e Financave: FILLIMISHT PËR DENACIONALIZIMIN E VALDANOSIT, E PASTAJ PËR SHKËMBIMIN

Valdanos“Ministria e Financave mbas mendimeve të fituara dhe përfundimit të procesit të denacionalizimit të tokës në Valdanos do të marrë qëndrim përfundimtar për këtë çështje”, deklaroi këshilltari në Drejtorinë për Punë Pronësore Millosh Zarubica.

Këtij organi të Qeverisë kompania private “MN invest” ia dorëzoi kërkesën për shkëmbimin e 670.000 metrave katror në Bogetiq pranë Nikshiqit, me të njëjtën sipërfaqe në gjirin e Valdanosit.

“Dëshirojmë të tregojmë se po vijon procesi i deeksproprijimit para organit të shkallës së parë, Drejtorisë për patundshmëri – Njësia zonale Ulqin, dhe kjo padyshim është çështje më paraprake në krahasim me ofertën e përmendur për shkëmbim të patundshmërive, kështu që Ministria e Financave pas zgjidhjes së kësaj çështje paraprake, me mendimet e fituara nga organet kompetente, do të marrë qëndrim përfundimtar”, tha Zarubica për Radio Evropa e Lirë.

2 comments

  1. Krejt Mali zi edhe serbia nuk e kane vleren e Valdanosit !!

  2. Zjarrin ja vune me qellim per te ja ulur vleren ! Po dojne me cdo kushte ta nderrojne rrenjet Shqiptare edhe ne keto troje ! Eshte shansi I fundit te bashkohemi e ti mbajme larg keqadashesit e ketyre trojeve ! Per ndryshe do na mallkojne femijet tane dhe Historia !

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top