Ministria e financave: NUMRI I TË PUNËSUARVE NË KOMUNË U RRITË PËR NJË ÇEREK

Opstina-UlcinjPër tre vite numri i të punësuarve në organet e vetëqeverisjes lokale është rritur për gati 150, tregojnë të dhënat e Ministrisë së financave.

Siç theksohet në buletinin e këtij reparti qeveritar i cili përcjell punën e vetëqeverisjeve lokale, në administratën publike të komunës së Ulqinit në fund të vitit 2009 ishin të punësuar 468, ndërsa tre vite më vonë 615 punëtorë.

Ndjeshëm është rritur numri i të punësuarve në ndërmarrjet publike në këtë periudhë prej 273 në 377 punëtorë.

Mbasi që në qershor të këtij viti komuna e Ulqinit ka filluar të zbatoi Planin e sanimit, miratimin për çdo punësim në organet e vetëqeverisjes lokale duhet ta jap Ministria e financave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…