Thursday , February 20 2020
Lajmi i fundit

Ministria e Kulturës: 120.000 EURO PËR KATËR PROJEKTE NË ULQIN

Ura ne Kllezen, Most u KlezniMinistria e Kulturës do të përkrahë financiarisht realizimin e disa projekteve të rëndësishme në territorin e Komunës së Ulqinit, mëson Portali Ul-info.

Kështu, për shembull, me 50.000 euro do të financohet Hartimi i Projektit Konservues dhe realizimi i masave preventive zbatuese në kishën e Shën Mërisë në Shas, gjersa me 10.000 euro më pak do të përkrahen hulumtimet konservuese dhe hartimi i projektit konservues si dhe zbatimi i masave konservuese të Urës së Vjetër në Kllezën.

Për blerjen e vitrinave për eksponatet e përhershme arkeologjike në Muzeun e qytetit do të ndahen diç më shumë se 10.000 euro, ndërsa dy herë më shumë për modernizimin teknologjik të kompleksit të Muzeut, gjegjësisht vendosjen e kamerave me altoparlantë dhe ndiçim.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top