Saturday , October 20 2018
Lajmi i fundit

Ministria e kulturës: KALAJA E ULQINIT – E MIRË KULTURORE ME RËNDËSI NACIONALE

Kalaja, Stari GradDrejtoria për Mbrojtjen e të Mirave Kulturore të Malit të Zi solli vendimin me të cilin përcaktohet statusi i të mirës kulturore me rëndësi nacionale për Kalanë e Ulqinit.

Theksohet se Kalaja paraqet tërësi unike urbane me shembuj të arkitekturave të epokave të ndryshme, me dominim të ndërtimtarisë nga periudha e sundimit Venedikas dhe Turk, në kuadër të të cilës gjenden rreth 220 objekte.

Thuhet se është evident procesi i degradimit të kësaj të mire kulturore të cilin nuk e shkaktoi fatkeqësia natyrore, por faktori njerëzor.

„Kalaja e ruajti konceptin urbanistik përkundër ndryshimeve të caktuara në nivel të objekteve individuale“, shtohet në këtë dokument dhe përfundohet se duhet të hartohet projekti konservues i sanimit me qëllim të vendosjes së mbrojtjes së vazhdueshme dhe dedikimit të qëndrueshëm të kësaj të mire kulturore.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top