Friday , April 3 2020
Lajmi i fundit

Ministria e kulturës: SERVANTESI ËSHTË HISTORI E MADHE

Ministria e kulturës e Malit të Zi është e interesuar që historia për qëndrimin e shkrimtarit të njohur spanjoll Miguell de Servantes në Ulqin të hulumtohet plotësisht dhe të prezantohet për qëllime turistike, mëson portali UL-info.

Në këtë resor të qeverisë mendojnë që do të ishte mirë të organizohet një simpozium shkencor në të cilin do të mblidheshin studiuesit më të njohur të jetës së autorit të “Don Kishotit”.

Profesori i Universitetit të Prishtinës, Ulqinaku dr Ruzhdi Ushaku në fillim të vjeshtës do të publikoi librin, i cili është rezultat i studimit gjatë dekadave për jetën e Servantesit nga viti 1575 deri në vitin 1580, kur ndodheshe në robëri të kusarëve algjerian, e me të cilët Ulqinakët kishin lidhje të shkëlqyera.

Ministria po ashtu ka dhënë përkrahje në parim për projektin iniciues të Munib Abazit që historinë e dashurisë së Servantesit dhe Ulqinakes së re, Dolçinea, ta shfaq në skenën e teatrit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top