Tuesday , June 18 2019
Lajmi i fundit

Ministria e Shëndetësisë: EFIKASITETI ENERGJETIK EDHE NË SHTËPINË E SHËNDETIT NË ULQIN

Shtepia e shendetit, Dom zdravljaVlera prej 6 milion eurosh, miratuar Qeverisë së Malit të Zi nga Banka ndërkombëtare për rinovim dhe zhvillim për financimin e projekteve të “Efikasitetit energjetik në Mal të Zi – faza e dytë” do të shfrytëzohet për zbatimin e masave të efikasitetit energjetik në 18 objekte shëndetësore, njoftohet nga Ministria e Shëndetësisë.

Siç thuhet, ditët e ardhshme do të shpallet tenderi për përzgjedhjen e kryerësit të punimeve për objektin e Spitalit të Përgjithshëm në Tivar dhe Shtëpisë së Shëndetit Ulqin, me vlerë të punimeve prej rreth 1,6 milion euro.

Bëhet fjalë për ndërrimin e dritareve dhe dyerve të jashtme, vendosjen e termoizolimit në fasadë, përmirësimin e sistemit të ndriçimit dhe atij për ngrohje.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top