Ministria e Turizmit: FILLOJMË E KONTROLLET E JASHTËZAKONSHME TË AKOMODIMIT

InspekcijaMinistria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit në ditët e ardhshme do të iniciojë kontrollet e jashtëzakonshme të të gjithë objekteve të akomodimit kolektiv për të cilët do të dyshohet se punojnë në mënyrë të parregullt, u arrit përfundimi në mbledhjen e Komisionit për Parandalimin e Ekonomisë Informale.

Siç theksohet, parandalimi i formave të ndryshme të ekonomisë informale në turizëm, kur flasim për akomodimin kolektiv dhe privat, punën e agjencive, si dhe ofrimin e shërbimeve të tjera në këtë sektor do të jetë prioritet i vazhdueshëm i Ministrisë pavarësisht nga sezoni turistik.

“Në bazë të të dhënave dhe analizave të grumbulluara në periudhën e parasezonit do të iniciohen edhe aktivitetet e tjera edukative, informative, por edhe represive në bashkëpunim me organet tjera kompetente, gjersa përpjekjet për krijimin e kushteve të barabarta në treg do të vazhdojnë të jenë pjesë përbërëse e politikës së turizmit”, thonë nga Ministria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…