Thursday , May 28 2020
Lajmi i fundit

Ministria: FTESË ULLISHTARËVE PËR FITIMIN E NDIHMËS SË PAKTHYESHME

Ulliri, MaslinaUllishtarët edhe këtë vit kanë mundësi që përmes Agrobuxhetit të fitojnë përkrahjen e pakthyeshme me vlerë 50 për qind të investimit dhe të mbjellin ullishta të reja, të revitalizojnë të vjetrat, të blejnë pajisjet, sistemet për ujitje, të ndërtojnë muret dhe megjat, duke e përmirësuar kështu prodhimtarinë e tyre.

Thirrja publike për ndarjen e ndihmave për zhvillimin e ullishtarisë përmes së cilës mund të fitohet përkrahja për realizimin e investimeve u shpall sot, u njoftua nga Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, transmeton Antena M.

“Përkrahen investimet me qëllim rritjen e hapësirave me të mbjella të reja dhe shfrytëzimin më të mirë të të mbjellave të vjetra, si dhe blerjen e pajisjeve për ullishtari me qellim modernizimin e prodhimit.

Investimet e pranueshme janë: blerja e materialit mbjellës për krijimin e ullishtave të reja (fidanëve), blerja e sistemit për ujitje, pajisjeve për ullishtari, pastaj materialit për muret dhe megjat në ullishta. Është e paraparë edhe përkrahja për revitalizimin e ullishtave.

Përkrahja sigurohet me vlerë deri në 50% nga vlera e investimit, ndërsa 55% për dorëzuesit e kërkesës të cilët janë të siguruar përmes bujqësisë”, thuhet në kumtesë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top