Friday , April 3 2020
Lajmi i fundit

Ministria: KËTË VIT DO TË NDËRTOHET PORTI I PESHKATARËVE NË KEPIN E GJERANAVE

Kepi Gjerana, Plazhi i madh, Gryka Port MilenaNë kuadër të vazhdimit të realizimit të projektit MIDAS 2 gjatë vitit 2020 në fokus do të jetë përmirësimi i infrastrukturës për peshkatarët, siç është ndërtimi i portit të peshkatarëve në komunën e Ulqinit në Kepin e Gjeranave, njoftohet nga Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural në Malin e Zi.

Siç theksohet, përmes Agrobuxhetit mjetet e konsiderueshme do të ndahen për përkrahjen e sektorit të peshkatarëve, gjegjësisht në krahasim me vitin e kaluar me këtë qëllim do të ndahen gjithsej 2,24 milion euro.

Peshkatarët profesional në det mund të fitojnë përkrahjen e pakthyeshme me vlerë deri në 50 për qind të investimeve të pranueshme për rikonstruktimin dhe pajisjen e objekteve të peshkimit, riparimin e përgjithshëm ose blerjen e motorëve të rinj, blerjen e pajisjeve për peshkim dhe lundrim, dhe pajisjeve për ruajtjen e peshkut me qëllim rritjen e standardit të sigurisë së ushqimit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top