Ministria: KOMUNA E ULQINIT NUK KA DORËZUAR PLANIN E AKTIVITETEVE DERI NË SEZON

Opstina Ulcinj, Komuna e UlqinitUlqini është e vetmja komunë në Bregdet e cila Ministrisë së zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit të Malit të Zi nuk ia ka dorëzuar planin preciz të realizimit të aktiviteteve deri në fillim të sezonit turistik 2017.

Siç thuhet në Informatën për përgatitjen e sezonit veror të cilin të enjten e ka miratuar Qeveria e Malit të Zi, e pjesët e të cilës i transmeton Portali Analitika, kjo nuk është bërë përkundër kërkesës së dërguar.

“Po ashtu, vërehet që disa subjekte japin afate të përafërta për realizimin e aktiviteteve  –  “deri në fillim të sezonit”, përkundër insistimit që afatet të jenë të definuara qartë”, shtohet në këtë dokument.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…