Saturday , January 18 2020
Lajmi i fundit

Ministria: NDALOHET NDËRTIMI ILEGAL NË PINJESH DHE ULLISHT

Pisanje, Projekti, IPA, Olovka, InspektorMe aksionin e përbashkët të inspektorëve të Inspektoratit Urbanistik – Ndërtimor dhe inspektorëve të Drejtorisë për Punë Inspektuese, me asistencën e policisë, të dielën, me 8 dhjetor, u parandalua kryerja ilegale e punëve ndërtimore në dy lokalitete në Ulqin, njoftohet nga Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit.

Siç thuhet, bëhet fjalë për ndërtimin shtesë të objektit ekzistues turistik – hotelerik në rrugën Ivan Millutinoviq në vendbanimin Pinjesh 2, si dhe ndërtimin e objektit ilegal në zonën e Ullishtës – Bashbylyk.

Shtohet se ndërtimi pa dokumente të përcaktuara me ligj dhe pa lajmërim të ndërtimit është vepër penale, për të cilën dënimi i paraparë është prej gjashtë muaj deri në pesë vite.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top