Ministria për grafitet: AKTE VANDALE TË INDIVIDËVE

Grafiti, OS Bosko StrugarMinistria e arsimit ka dënuar ashpër vizatimin e grafiteve “Srbija” dhe katër shkronja cirilike S në muret e Shkollës fillore “Boshko Strugar” në Ulqin dhe ka shprehur brengosjen për këto akte vandale të individëve.

“Sjellja e tillë është e drejtuar kundër marrëdhënieve tradicionalisht të mira në mes përfaqësuesve të religjioneve dhe kombësive të ndryshme dhe paraqet akt vandal të individëve keqdashës, të cilët me sjellje kriminale prishin harmonin multikonfesionale dhe multinacionale në Mal të Zi”, deklarohet nga ky resor qeveritar.

Përdorimi i institucioneve arsimore, për këto akte vandale, është, siç shtojnë nga Ministria e arsimit, edhe një tregues se këto janë akte të individëve të cilët nuk kanë respekt ndaj institucioneve të sistemit dhe ndaj diversitetit. “Shpresojmë që ky incident nuk do të përsëritet më”, theksohet në kumtesë dhe ftojnë organet kompetente shtetërore që të bëjnë çdo gjë në mënyrë që autorët të gjenden dhe të sanksionohen në pajtim me ligjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…