Monday , November 19 2018
Lajmi i fundit

Ministria: PRITET QË EDHE ULQINI TË DORËZOJË PROPOZIM VENDIMIN PËR LEGALIZIM

Legalizacija, LegalizimiNga Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit kanë njoftuar se njësitë e vetëqeverisjes vendore gjenden para sfidës së madhe, por edhe mundësisë së madhe nëse në mënyrë efikase dhe të drejtë zbatojnë procesin e legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje përmes pagesës së kompensimit për pajisje komunale të tokës ndërtimore.
Siç thuhet, numri më i madh i vetëqeverisjeve vendore e ka dorëzuar për pëlqim propozimin e këtij vendimi, gjersa pritet që këtë ta bëjë edhe Komuna e Ulqinit.
Përndryshe, në këtë komunë deri tani janë dorëzuar rreth 260 kërkesa për legalizim.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top