MINISTRITË, REKORDMENË NË SHPENZIME PËR KONTESTET E PUNËS: Askush nuk përgjigjet për milionat e humbur

ana-komatinaAutor: Ana Komatina

Derisa qeveria po zbaton masat e kursimit duke reduktuar ndihmat sociale dhe shtesat për fëmijëve, nga buxheti janë paguar 71 milionë euro për kontestet gjyqësore dhe ato të punës, për katër vjet. Autoritetet kompetente të Administratës shtetërore, pavarësisht kësaj shume, nuk japin llogari për gabimet dhe mosrespektimin e kontratave dhe ligjit.

“Fakti që qytetarët prej v. 2012 e deri në këtë vit, kanë paguar më shumë se 70 milionë euro për kontestet e punës, tregon për përmbysjen e parimit të përgjegjshmërisë dhe të sanksioneve në administratën publike, për shkak të dëmeve të mëdha që pëson shteti”, tha deputeti i SNP-së Aleksandar Damjanoviq për Qendrën e Gazetarisë Hulumtuese (CIN-CG). Ai vuri në dukje se kjo shifër, nëse vazhdon ritmi i tanishëm, këtë vit dhe vitin e ardhshëm do të tejkalojë njëqind milion euro.

Futen, tha Damjanoviç, ngarkesa të reja dhe zvogëlohen të drejtat e arritura të qytetarëve në gjendje të rrezikuar shoqërore, në vend që me emër, mbiemër dhe funksion, të theksohet qartë çdo përgjegjësi politike për dëmet në miliona që i shkaktohen shtetit për shpenzimet gjyqësore.

“Me veprime të gabuara dhe të paligjshme ose me mosveprime të një pjese të administratës shtetërore, e cila rezultatin e vet e ka në koston e shpenzimeve në bazë të procedurave gjyqësore që paguan shteti, çdo vit shpenzohen mesatarisht mjete financiare që pothuajse janë të njëjta me mjetet të cilat, duke zvogëluar ndihmat për nëna, shteti tenton për t’a zëvendësuar” shpjegon një nga udhëheqësit e SNP-së.

Institucioni i Auditimit Shtetëror (DRI) në fillim të këtij viti konstatoi se nuk ka pasur një menaxhimit ekonomik për shpenzimet gjyqësore mbi bazën e marrëdhënieve të punës, të cilat paguhen nga buxheti. Auditorët konstatuan se të punësuarit më së shpeshti kontestet e punës i paraqesin kundër Ministrisë së brendshme, të Mbrojtjes, Drejtësisë dhe të Financave. Prandaj, është rekomanduar që këto dikastere, ndër të tjera, të veprojnë në bazë të vendimeve të formës së prerë dhe të shmangin shpenzimet joekonomik të mjeteve buxhetore, të përcaktojnë mënyrën e mbajtjes së regjistrave të kontesteve, të emërojnë personat përgjegjës për bashkëpunim me Mbrojtësin interesave pronësore-juridike, por edhe të kryejnë analizën e shkaqeve të kontesteve. Ministrive iu është dhënë afat prej gjashtë muajsh të veprojnë në përputhje me rekomandimet e raportit.

Anëtar i Senatit të DRI Branislav Raduloviq tha për CIN-CG se Ministria e Financave, në bazë të rekomandimeve, duhet të planifikojë shpenzimet për kontestet gjyqësore të bazuar në parashikime reale. Ai theksoi se fondet për pagesën e shpenzimeve për kontestet gjyqësore duhet të planifikohen në buxhetet e njësive shpenzuese, për të qenë në gjendje të paguajnë të hollat në bazë të vendimeve të formës së prerë brenda afatit ligjor. Edhe pse rekomandimet e DRI potencojnë respektimin e vendimeve gjyqësore, shpesh në buxhete për këtë nuk janë të destinuara fondet, e kjo çon në akumulimin e borxheve të cilët do të vazhdojë të rriten, sepse ajo do të kthehen me interes.

Në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë për rekomandimet eDRI, të cilën CIN-CG e ka marrë në bazë të kërkesës për qasje në informata, thuhet se një numër i madh i ankesave ka të bëjë me kërkesat e punëtorëve për punë jashtë orarit në Entin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale (ZIKS). Ky departament pretendon se drejtuesit e ZIKS-it tre vitet e fundit kanë kërkuar me Propozimit të buxhetit,  fonde për punën jashtë orarit, por që nuk janë realizuar me Ligjin për Buxhet.

“Deri më tani, me Buxhetin e Ministrisë së Drejtësisë – ZIKS, në pozicionin buxhetor “vendimet gjyqësore”, janë planifikuar mjete në vlerë prej një euro, në përputhje me udhëzimet e Ministrisë së Financave”, thuhet në raportin e Ministrisë së Drejtësisë dërguar CIN-CG.

Edhe Ministria e Brendshme (MUP) ka thënë se këtë vit nuk kanë ekzistuar fonde për të paguar për vendimet e gjykatës, kështu që nuk mund të realizohen rekomandimet e DRI që të veprojnë sipas vendimeve të formës së prerë të gjykatave.

Ata shpjeguan se, që nga viti 2013 kanë shënime elektronike të ankesave të paraqitura, por edhe se ekziston një njësi e cila bashkëpunon me Mbrojtësin e interesave pronësore-juridike dhe Agjencinë për zgjidhjen paqësore të proceseve gjyqësor.

“Qeveria në buxhetin për vitin e ardhshëm, për këtë qëllim parashikon vetëm 1.87 milion euro, që nuk përkon me realitetin dhe që tregon se edhe parashikimet e tjera buxhetore, faktikisht dhe logjikisht janë të pabaza”, paralajmëron Aleksandar Damjanoviq. Kështu, thotë ai, Qeveria nuk i respekton rekomandimet e DRI, por as edhe qëndrimet e veta “se njësive shpenzuese që shkaktojnë dëme, t’iu zvogëlojë fondet buxhetore të alokuara për vitin e ardhshëm, në mënyrë që të zbatohet parimi i përgjegjshmërisë për paratë e qytetarëve.”

IA thekson se shteti shpenzon shumë të holla në gabimet e organeve shtetërore dhe se këtë e ilustron mirë rasti “kanaçja”.

“Në këtë rast, mosrespektimi i detyrimeve kontraktuale në shitjen e tokës vëllait të Kryeministrit Milo Gjukanoviç nga një autoritet i vetëm – Drejtoria e Policisë, i ka kushtuar shtetit më shumë se 10 milionë euro. Ky është vetëm një ilustrim i mënyrës në të cilën, detyrimet të cilat shteti merr mbi vete, mund të kenë ndikim negativ në buxhetin e shtetit e me këtë edhe tek qytetarët”, shkruan në publikimin e IA.

Milionat për “kanaçen” i kanë paguar qytetarët, në vend të individëve përgjegjës të cilët me menaxhim të pakujdesshëm, i kanë mundësuar vëllait të kryeministrit që të marrë një sasi të madhe parash, në kontest me shtetin. Në fund shtrohet pyetja – a janë shumë nga këto gabime të qëllimshme.

Procedurat disiplinore gjë e rrallë në ministritë

Sipas gjetjeve të IA, nga 2012 e këtej, vetëm dy drejtues të lartë janë shkarkuar për “zbatim të joprofesional dhe të pakujdesshëm të funksionit, respektivisht për paligjshmërisë në punë”

Edhe pse njihen si organe kundrejt të cilëve punonjësit shpesh dërgojnë nga ankesa dhe ato i fitojnë në gjykatë, Ministria e Mbrojtjes dhe e Drejtësisë që nga viti 2013 nuk kanë iniciuar asnjë veprim disiplinor në këto dikastere. MPB ka këtë dhe vitin e kaluar, ka kryer vetëm një procedurë disiplinore, ndërsa në vitin 2014 ka ndërmarrë procedurë disiplinore ndaj dy zyrtarëve, të cilët kishin keqinformuar qytetarët. Ata janë dënuar duke iu hequr nga rroga 20 për qind.

Ministria e Financave vitin e kaluar, ka ndëshkuar në holla një zyrtare, për shkak të përdorimit parregullta të fondeve që i janë besuar, duke krijuar kështu dëme organit shtetëror. Në vitin 2014, një punonjës është gjobitur për mungesën e pajustifikuar nga puna.

Të dhënat e IA tregojnë se të njëjtin vit, një punonjës i Ministrisë së Financave dorëzuar pezulluar, por ministria nuk ka specifikuar se çfarë lloj shkeljeje të detyrës ka kryer punonjësi.

Mbrojtësi i mbingarkuar me lëndë, i pafuqishëm  për të përballuar me problemin

Sipas gjetjeve të Institutit Alternativa (IA), është i dyshimtë funksionimin e Mbrojtësit të interesave të pronësisë, një institucion që ka ekzistuar për gjashtë vjet në Ministrinë e Financave, detyrë parësore e të cilit ka për të përfaqësuar autoritetet kombëtare në mosmarrëveshje.

Të dhënat e IA tregojnë se, në bazë të lëndëve të kryera në vitin 2014 dhe 2015, Mbrojtësi, organet shtetërore si të paditur i ka përfaqësuar në 6,194 raste, ndërsa si paditës në vetëm 27 raste. Është e diskutueshme që ky institucion, rrallë dhe pa sukses përdorë zgjidhjen miqësore të kontestit, si një nga mënyrat e mundshme për lehtësimin e institucioneve, edhe pse këtë vit janë bërë disa hapa pozitiv.

Instituti Alternativa në publikimin e vet “Çfarë mbron Mbrojtësi?” tregon se raportet e Mbrojtësit janë shumë të mangët, por edhe që Qeverinë në vitin 2012 dhe 2013 nuk e ka marrë aspak në konsideratë raportin e punës të këtij institucioni. Mbrojtësi, në raportin e fundit të punës, vuri në dukje edhe komunikimin e dobët me organet shtetërore, të cilët nuk kanë një person kontakti për dorëzimin e informacionit të nevojshëm, për zgjidhjen më të shpejtë të kontesteve.

IA tregon se ky institucion është i mbytur me lëndë, pasi vitin e kaluar ka vepruar në më shumë se 15.486 raste gjyqësore. Kjo do të thotë se për një të punësuar në këtë institucion, si përfaqësuesin ligjor të organeve shtetërore, kanë pasur 1406 raste.

Ky artikull është hartuar me ndihmën e Bashkimit Evropian në kuadër të projektit “Shoqëria Civile për Qeverisje të Mirë: Për të shërbyer dhe merituar”, të cilin e realizon Instituti Alternativa, Bonum, Natura, Horizonti i Ri dhe Qendra për Gazetari Hulumtuese. Përmbajtja e këtij artikulli  është  përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…

Ministri Gjeka në KKSH: TË HAPET ZYRA EDHE NË TIVAR

Ministria për të drejtat e njeriut dhe të pakicave Fatmir Gjeka, së bashku me sekretarin shtetëror pranë kësaj ministrie Astrit Hoxha dhe drejtorin në Drejtorinë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të popujve pakcë