Sunday , August 18 2019
Lajmi i fundit

Ministrja Vuçinoviq: EDHE QEVERIA DO TË NDIHMOJË QYTETARËT QË PËSUAN DËME

 

Marija VucinovicMarija Vuçinoviq, ministre në Qeverinë e Malit të Zi dhe kryetarja e Komisionit për vlerësimin e dëmit nga fatkeqësitë natyrore deklaroi se pas vizitës së Komunës së Ulqinit, të cilën javën e kaluar e preku moti i keq, Qeveria, me propozim të saj, i miratoi kësaj Komune ndihmën urgjente me vlerë 50 mijë euro.

Sipas fjalëve të saja, qytetarët që pësuan dëmtime të caktuara, i takojnë 10% nga Komisioni i Qeverisë, nga dëmi i vlerësuar, të cilin e përcaktoi Komisioni në nivel lokal.

Për shkak të fatkeqësive elementare gjithnjë e më të shpeshta, Vuçinoviq apeloi tek qytetarët që të sigurojnë pronën e vet.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top