Monday , February 24 2020
Lajmi i fundit

Miss Shqipëria 2014 në Ulqin: U NËNSHKRUA MARRËVESHJA

marreveshjaTë premten producenti Petri Bozo ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me kryetarin e komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka për zhvillimin e konkursit Miss Shqipëria 2014 në Kalanë e Ulqinit. Kështu nga datat 20-27 qershor bukuroshet shqiptare do të jenë mikeshat speciale të këtij qyteti, ku mbrëmjen e 27 qershorit, në Kalanë e bukur shqiptare do të kurorëzohet më e bukur e trojeve tona.

Kjo është hera e parë që nënshkruhet një marrëveshje e tillë për zhvillimin e një eventi mbarëkombëtar, shkruan Sot news. Ulqini është një qytet turistik, i cili këtë qershor do të shndërrohet në arenën e madhe mbarëkombëtare të bukurisë shqiptare. Kryetari i komunës ka shprehur mbështetjen e tij maksimale duke e parë këtë event si një ambasador të bashkëpunimit kulturor të të gjitha trevave shqipfolëse.

Sigurisht edhe në edicionin e këtij viti nuk do të mungojë turi tradicional i Miss Shqipërisë, i cili do të përfshijë jo vetëm zonat turistike brenda kufirit, por edhe jashtë tij. Gjithashtu edhe këtë vit konkursi i bukurisë do ti përmbahet traditës së gjithë këtyre vendeve, një miss-një kala-një histori. Këtë vit është koha që bukuria t’i bashkojë shqiptarët në Ulqin.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top