Wednesday , December 12 2018
Lajmi i fundit

Miss Shqipëria: SPEKTAKLI MUND TË FILLOJË

Miss Shqiperia 112245“Miss Shqipëria” do të dhurojë një super spektakël e kjo është mirëmenduar që nga prezantimi deri tek detajet e tjera që shoqërojnë garën e bukurisë. Prezantuese do të jetë bukuroshja Orinda Huta, e cila do të thërrasë edhe emrin e mbretëreshës së bukurisë shqiptare për vitin 2014. Elementë të tjerë që do t’i japin edhe më atmosferë të premtes në Ulqin do të jenë edhe pjesëmarrja e disa artistëve të kalibrit të lartë, siç janë; Irma Libohova, Elton Deda, Redon Makashi, Aleksandër Gjoka, Mihrije Braha, etj., ndërkohë që edhe vetë prezantuesja, e njohur në fillimet e veta si këngëtare, Orinda Huta do të interpretojë një kompozim mjaft interesant. Vajzat e drejtuara nga koreografia Olta Ahmetaj janë gati, çka do të thotë se edhe performanca e tyre pritet të jetë nga ato që mbahen mend gjatë. Gjithashtu këtë vit bashkë me organizatorët në turin e “Miss Shqipëria” ka qenë edhe një grup i studios, “Maximus” në Kosovë, fitues të çmimit Regjia më e Mirë, në Festivalin e Klipit Shqiptar, nata gala e të cilit u mbajt në Shkup këtë 2 qershor. Ata kanë ardhur për të ndjekur turin dhe kanë ekskluzivitetin e realizimit të klipeve brenda spektaklit. Me teknologji të fjalës së fundit dhe formë dhe ide interesante realizimi edhe produktet e “Maximus” pritet të provokojnë emocione në publikun e “Miss Shqipëria”. Ndërkohë, Florenza Lekstakaj, “Miss Shqipëria 2013”, e cila ka qenë gjithashtu pjesë e turit të këtij viti, mbrëmjen e 27 qershorit do t’i dorëzojë kurorën një tjetër mbretëreshe të bukurisë, e cila do të përzgjidhet nga juria e përbërë nga Virgjil Kule, Kledi Kadiu, Mark Frroku, Holta Dulaku, Ylljet Aliçka, Amarda Toska, Arlinda Dudaj dhe Florenza Lekstakaj.

Foto: Sejdo Ismaili

3 comments

  1. Ka mundur ky qytet edhe pa kete te ashtuquajtur spektakel erotike pa moralshem e sidomos ne prag te muajit te madhnueshem Ramazanit flitni per oferte turistike e keto dite eshte zvogluar numri i turisteve e jo rritur keshtu qi ketovspektskle nuk kajn te bejne me turizem vec moti i mire munf te shtoj numrin e turisteve

  2. bindus, mas flit marrina aman se na lodhe…

  3. Me drejte e ke bindus skajn marre tesh para Ramazanit me na lodh me Miss lakuriqi.
    Populli done me hanger buke, puntoret dojne rroga e jo harxhime te teperta ha pi rri.
    Ishalla pa shken ky kryetari se ball maaaaa, na hedhi ne bankrot.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top