Tuesday , June 18 2019
Lajmi i fundit

Miss Shqipëria2014: FINALISTËT PËRFUNDUAN NË ULQIN

Kanë shëtitur më shumë se dy javë nëpër të gjithë Shqipërinë, por kanë përfunduar në Ulqin. Qyteti ynë është ndalesa e fundit që të bukurat shqiptare kanë ndërmarrë. Pasi, pikërisht këtu do të zhvillohet konkursi i bukurisë “Miss Shqipëria 2014”. Finalja e madhe do të mbahet në datën 27 qershor, por vajzat së bashku me stafin që do të realizojë këtë edicion të “Miss Shqipëria” kanë mbërritur në Ulqin që në mbrëmjen e kaluar për të nisur punën.Miss Shqiperia Gezim M.Pas një turi të gjatë nëpër të gjithë Shqipërinë, ndoshta kjo do të jetë pjesa më e vështirë për stafin, i cili duhet të përgatitet për t’i sjellë diçka të mirë audiencës në Shqipëri.

Si çdo herë edhe këtë vit garojnë 31 vajza të përzgjedhura ditët e fundit të majit nga organizatorët e eventit. Këtë vit kanë garuar gati 240 vajza, të cilat fillimisht pretendonin të ishin në grupin e 31 më të mirave.Miss Shqiperia MavriqKëngëtarja Orinda Huta do të jetë prezantuesja e këtij eventi, por nuk do të mbetet me kaq. Ajo nuk do të mungojë në skenë edhe si këngëtare. Të tjerë këngëtarë që do t’i bashkohen skenës janë artistët e njohur shqiptarë si: Irma Libohova, Elton Deda, Redon Makashi, Aleksandër Gjoka, Mihrije Braha etj.

Foto: Gëzim Mavriq

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top