Sunday , August 18 2019
Lajmi i fundit

Mitroviq: OSMANI NGA ULQINI SHEMBULL SI DASHUROHET QYTETI I VET

Osman Leskovci 2Aktivisti i njohur ekologjik nga Mali i Zi Millorad Mitroviq lavdëroi aksionet e pastrimit në Ranë të cilët herë pas here i bënë Osman Leskovci.

“Pak kohë më parë kam parë se si një Ulqinak, i cili e donë qytetin e vet, me një mjet të cilin e sajoi vet, pastron çamçakëzët nga mermeri i shëtitores së Ulqinit. Të gjithë mund të sillemi ndërgjegjshëm – nëse jo të pastrojmë, atëherë të paktën mos të hedhim mbeturina kudo”, tha Mitroviq.

Ai shtoi se duhet të ndryshojmë shumë gjëra, para së gjithash vetëdijen dhe marrëdhënien ndaj natyrës, ndërsa do të na duhet shumë kohë të ndryshojmë vetitë tona.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top