Sunday , September 23 2018
Lajmi i fundit

Mogerini: KRIPORJA PIKË E RËNDËSISHME NË NEGOCIATAT ME BE-NË

MogeriniPërfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogerini deklaroi se mbrojtja e Kripores së Ulqinit do të mbesë temë e rëndësishme në bisedimet e BE-së me Malin e Zi, duke përfshirë edhe kapitullin 27, i cili ka të bëjë me mjedisin jetësor.

Ajo, siç transmeton “Vijesti”, tha se Kriporja është pikë e rëndësishme në negociatat me BE-në.

”Komisioni Evropian do të vazhdojë të përcjellë me kujdes të gjithë ngjarjet që kanë të bëjnë me Kriporen e Ulqinit dhe mbrojtjen e saj”, shkroi ajo në përgjigjen e letrës të cilën e dërguan EuroNatur-i, BirdLife Internationa, CZIP, MANS dhe Shoqata “Martin Schneider – Jacoby”.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top