Xhemal Peroviqi nga OJQ “Mogul” dhe Zenepa Lika nga OJQ “Dr. Martin Schneider – Jacoby Association” i dërguan Agjencisë për Mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit Jetësor iniciativën që në afatin sa më urgjentë të sjellë Aktin për mbrojtjen preventive të Ullishtës së Ulqinit me gjirin e Valdanosit.
Kërkohet që, njëkohësisht, të përcaktohen masat, kushtet e mbrojtjes dhe afati i mbrojtjes preventive.
Në iniciativë u numëruan arsyet pse kjo tërësi unike ambientale, me rreth 80 rrënjë ullinj, duhet të mbrohet. Shtohet se instrumentet e deritashme të mbrojtjes (ligjet, planet urbanistike dhe institucionet kompetente) u treguan të pamjaftueshme.