Sunday , September 27 2020
Lajmi i fundit

MOGUL: FILLOI AKSIONI I PASTRIMIT TË VALDANOSIT

Mogul, Valdanos“Sot filloi aktiviteti i madhë qytetarë për pastrimin e Valdanosit, çeljen e rrugëve të mbyllura para 35 viteve, dhe krijimin e kushteve për revitalizimin e Ullishtës së Valdanosit!”, deklaroi drejtori ekzekutiv i Monitoring grupit Ulqin (MOGUL) Xhemal Peroviq.

Me shpenzim të Drejtorisë për punë publike tetë punëtorë të pastrimit në gjashtë muajt e ardhshëm do të pastrojnë rrugët, ndërsa në mënyrë më intensive gjatë fundjavave, sidomos prej fillimit të marsit, do të ju ndihmojnë pronarët e Ullishtës dhe qytetarët e Ulqinit.

Gati e gjitha kjo hapësirë është mbuluar nga shkurret, të cilat madje kalojnë lartësinë e ullinjve!? “Atje as dhia nuk mund kaloi, e jo më njerëzit. Kjo është diçka më e shëmtuar që mund të shihet”, tha Kryetari i Shoqatës për kthimin e Ullishtës në Valdanos Luka-Batko Gjakonoviq. Ai tha që revitalizimi i ullishtës është detyrim ndaj paraardhësve tanë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top