Tuesday , November 20 2018
Lajmi i fundit

MOGUL: FORCUAN KAPACITETET E OJQ-VE PËR LUFTË KUNDËR KORRUPSIONIT

mogul 2Në kuadër të Projektit “Përgjegjshëm për Ulqinin” me 18 dhe 19 tetor u mbajt trajnimi dyditor i Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC) për forcimin e kapaciteteve të tyre për përcjelljen e luftës kundër korrupsionit. Ligjëruesit Muzafer Çaushi dhe Nazif Veliq njoftuan të pranishmit me temat e ndryshme të cilat kanë të bëjnë me luftë kundër korrupsionit, siç janë: Mekanizmat për përcjelljen e luftës kundër korrupsionit, roli i OShC-ve dhe rëndësia e qytetarisë aktive në shoqërinë demokratike, sfidat dhe rreziqet e marrjes me temat e antikorrupsionit në Mal të Zi, e në veçanti në nivel lokal, u shqyrtua edhe Ligji për qasje të lirë në informata.

Përveç përfaqësuesve të OShC-ve në trajnim ishin të pranishëm edhe qytetarët aktiv. Pjesëmarrësit gjatë dialogut u pajtuan se qytetarët shumë pak dinë për Planin e Integritetit dhe masat të cilat pushteti lokal i ndërmerr në luftë kundër korrupsionit, si dhe që korrupsioni është i gjithëpranishëm në të gjithë nivelet.

Në kuadër të projektit së shpejti do të mbahet edhe TV debati me përfaqësuesit e MOGUL-it dhe ato të administratës lokale, si dhe do të përurohet klipi në temën e korrupsionit.

Do të organizohet edhe ekspozita e fotografive në të cilën do të shfaqen pasojat e korrupsionit në Komunën tonë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top