Tuesday , November 19 2019
Lajmi i fundit

MOGUL: JANË NGRITUR PADITË PENALE

“MogUL me përkrahjen e Aleancës qytetare, ka ngritur padi penale kundër punonjësve të policisë, si edhe ndaj punonjësve të KHT „Riviera e Ulqinit“ të cilët me datën 15 qershor 2013, në rrugën publike regjionale (Rruga regjionale Ulqin-Adë R 17, e shënuar si parcela kadastrale numër 1405 Rrugët publike, nr. 110 Shtoj i epërm, si pronë e shtetit – të mirat detare) kanë penguar dhe ndaluar kalimin e qytetarëve të mbledhur. Padija penale është dërguar me 26 qershor tek Prokurori themelor shtetëror në Ulqin, dhe e njëjta është dërguar dhe Ministrisë së drejtësisë, Prokurorit të lart të shtetit, Ministrisë së punëve të brendshme, drejtorit të Drejtorisë së policisë. Ombudspersonit, departamentit për kontroll të brendshme të punës së policisë dhe Këshillit për kontroll qytetare të punës së policisë.

Punonjësit e policisë atë ditë, jo vetëm që nuk kanë kryer detyrën dhe obligimin e vet në bazë të së cilës duhet ti mundësonin qytetarëve të realizojnë të drejtat e veta për lirinë e lëvizjes, por, ato bënë të kundërtën, i asistuan punëtorëve të KHT “Riviera e Ulqinit” në ndalimin e lëvizjes të një grupi të qytetarëve në rrugën publike. Në këtë mënyrë ato në mënyrë të drejtpërdrejt kanë marrë pjesë në shkeljen e Të Drejtës kushtetuese dhe kanë kryer vepër penale sepse në mënyrë të paligjshme kanë shfrytëzuar pozicionin zyrtar.

Në rastin konkret apelojmë në institucionet kompetente, të cilët i kemi lajmëruar në mënyrë direkte për Padinë, që të reagojnë në mënyrë të ligjshme dhe në pajtim me ligjin të dënojnë shkelësit dhe ato që dhanë vendim që të kryhet kjo vepër penale”, thuhet në fund të kumtesës së MogUL.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top