Friday , November 15 2019
Lajmi i fundit

MOGUL me partnerë: TË SHTUNËN PERFORMANCË PARA PORTËS NË ADË

Monitoring grupi Ulqin (MOGUL) lajmëroj të martën Drejtorinë e policisë që të shtunën, më 15 qershor, me fillim në ora 11, do të organizoj performancë para portës në hyrje të Adës. “Qëllimi jonë është që me këtë aksion të tregojmë për shkeljen e ligjit që bëhet nga ana e NHT Riviera e Ulqinit, e cila ndalon lëvizjen dhe bënë pagesën e hyrjes në pjesën e rrugës publike”, thuhet në shkresën e dërguar policisë.

Po ashtu theksohet që MOGUL ka prova që vërtetojnë që bëhet fjalë për rrugë publike. “Ngjashëm me rastin e Valdanosit, jemi të vendosur në përdorimin e të drejtës ligjore dhe kushtetuese për lëvizje të lirë dhe qasje të papenguar bregdetit. Ju lutemi të na siguroni dhe mundësoni kalim të lirë atë ditë dhe në të ardhmen”, theksohet në shkresën e shoqatës.

Këtë aksion MOGUL e organizon me përkrahjen e në sërë organizatash joqeveritare nga Podgorica, Nikshiqi dhe Berane.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top