Friday , December 13 2019
Lajmi i fundit

MOGUL: PARK PYLLI NË METERIZ

MeteriziNga Organizata joqeveritare MOGUL kanë njoftuar se vazhdon pastrimi i Pyllit të pishave në Meteriz.

“Po lirohet ambienti i mrekullueshëm, freski e vërtet për këtë pjesë të qytetit! Po krijojmë kushtet për një park te rregulluar”, pohojnë nga kjo OJQ.

Ato ftuan institucionet kompetente, arkitektët e peizazhit dhe profesionistët tjerë që të shëtisin në këtë hapësirë, ta shohin dhe të propozojnë zgjidhje.

Banorët e kësaj pjese të Ulqinit kanë thënë po ashtu se duhet të revitalizohet Pylli i pishave dhe të bëhet pista e shëtitjes deri tek Çinari dhe më tej kah Limani dhe Bashbylyku.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top