Monday , May 20 2019
Lajmi i fundit

MogUL: Përmbledhje e vizitës studimore në Mal të Zi në kuadër të projektit ‘The feminine side of quality’

MogulKomuna e Ulqinit në bashkëpunim me Bashkinë e Mirditës si edhe partnerët OJQ MogUL dhe Qendra Uet, në kuadër të projektit ‘The feminine side of quality’, realizuan aktivitetin e radhës – vizitën e përbashkët studimore në Mal të Zi me gratë pjesëmarrëse te projektit nga të dy shtetet.  Kjo vizitë është pjesë e programit edukativo-profesional të cilin e ndjekin rreth 50 gra nga Ulqini dhe Mirdita. Qëllimi kryesor i vizitës është rritja e kapaciteteve ekzistuese të pjesëmarrëseve në projekt përmes shkëmbimit të përvojave të ngjajshme dhe njoftimin me shembuj të praktikave më të mira. Këto përvoja ofrojnë mundësi që të përvetësohen aftësi të reja si në kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore poashtu edhe në përpunimin dhe promovimin e produkteve tradicionale, lokale e që janë karakteristike të zonave përkatëse.

Vizita u realizua në qytetet  Nikshiq, Zhablak, Kolashin dhe Podgoricë. OJQ Morakovo nga Nikshiqi si nikoqir i përfaqësuesve nga të dy komunat, për pjesëmarrset organizoi vizitë  puntorisë  ‘Mirjaçiq’ që merret me përgatitjen e   lëngjeve, xhemit dhe rakisë nga thana si edhe familjeve Jovanoviq dhe Miliciq në Zhupë të cilat merren kryesisht me prodhimtari blegtorale.  Ndërkohë me të gjitha pjesëmarrset u vizitua edhe Parku Nacional Durmitor në Zhablak. Duke u nisur nga rëndësia që kanë produktet të cilat janë karakteristike të zonave dhe mbrojtja e tyre përmes politikave të kualitetit si strategji promovuese e prodhimtarisë vendase,  në Lipovo, fshat ky në komunën e Kollashinit, u vizitua amvisnia rurale e familjes Puletiq të cilët merren me prodhimin e djathit fleta i njohur si Djathi fleta i Kollashinit (Kolasinski lisnati sir) i cili njëherit është edhe produkti i gjashtë  specifik në Mal të Zi (i brenduar).

Në kuadër të projektit është e paraparë edhe vizita tjetër e përbashkët e cila do të realizohet në Shqipëri, në qytetet e Përmetit dhe Gjirokastrës.

Realizimi i vizitave të tilla  të përbashkëta njëherit mundëson edhe realizimin e qëllimit kryesor të projektit e që është të nxisë bashkëpunimin ndër-kufitar mes dy shteteve  për rritjen e mundësive të punësimit dhe vetë-punësimit të grave duke shfrytëzuar potencialin ekzistues dhe  traditës lokale në kultivimin, prodhimin dhe përpunimin e produkteve  agro-ushqimore si edhe promovimin e tyre me qëllim të plasimit sa më adekuat dhe të qëndrueshëm në treg veçanërisht duke shfrytëzuar mundësit që ofron sezona turistike.

Projekti ‘The feminine side of quality’ realizohet në kuadër të programit për bashkëpunim ndërkufitar Mali I Zi-Shqipëri, Ipa II 2014-2020 dhe mbështetet nga Unioni Europian.

Komuna e Ulqinit është bartëse kryesore e projektit, kurse partnerët në projekt janë OJQ MOgUL në Mal të Zi, Bashkia e Mirditës dhe Qendra UET (Universiteti Europian i Tiranës) në Shqipëri.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top