Friday , October 18 2019
Lajmi i fundit

Monstat: NË ULQIN PAGAT MË TË ULËTA NË MAL TË ZI!

Të dhënat e fundit që i paraqiti në raportin e rregullt mujor Enti shtetëror për statistikë MONSTAT tregojnë që komuna e Ulqinit ndodhet në vendin e fundit në vend për nivelin e pagës mesatare. Paga mesatare në prill në këtë komunë ishte 357 euro, që do të thotë që është për dhjetë përqind më e vogël se në Andrievicë.

Paga mesatare në këtë periudhë në Tivar ishte 442, në Budve 476, në Podgoricë 508, e më e larta në Tivat, 639 euro.

Sipas të dhënave të MONSTAT, shporta mujore e konsumatorit për familje katër anëtarësh në Mal të Zi ishte rreth 800 euro.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top