Thursday , August 16 2018
Lajmi i fundit

Montohen turbinat: CENTRALI ME ERË NË MOZHUR NË FUNKSION NGA FUNDI I SHTATORIT

Vjetroelektrana, Centrali me ere, Mozhur, MozuraKompania kineze Shangai Elektric Power Engineering përfundoi punimet në montimin e gjithsej 23 turbinave në Mozhur, ndërsa sipas planit të investitorit maltez Enemalta plc, centrali me erë në këtë lokalitet duhet të fillojë punën provuese deri në fund të shtatorit, njofton Ministria e Ekonomisë.

Testimi dhe të gjithë instalimet, siç i thanë këtij resori qeveritar nga kompania malteze, po ashtu do të jenë gati në kohë.

“Plani i investimit është që të gjithë instalimet dhe testimet të përfundojnë deri në fund të shtatorit dhe centralet me erë të jenë gati të kyçen në rrjetin elektro-energjetik të Sistemit Malazez të Elektrotransmetimit, që do të thotë se atëherë mund të fillojë puna provuese. Në rast të përfundimit me sukses të punës provuese, kohëzgjatja e së cilës varet nga një sërë faktorësh, Ministria kompetente e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit do të jap lejen përdoruese për centralin me erë në Mozhur, pas së cilës vijon puna e vërtet, komerciale e centralit me erë”, thanë nga Ministria për Dnevne Novine.

Vlera e punimeve të kryera deri tani është rreth 45 milion euro, gjersa vlera e përgjithshme e investimit është më e lartë se 89 milion euro.

Foto: RTCG

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top