Në Ulqin këtë të mërkur agoi ditë e mrekullueshme me erë më të fortë lindore, mundësi e mirë të pihet kafja me kënaqësi në Ranë ose Bunë.
Por, nga fundi i ditës parashikohen vranësira, ndërsa në mbrëmje shi.
Deri të dielën do të jetë kryesisht mot me vranësira dhe shi, sidomos të enjten, ndërsa temperatura e ajrit në rënie.
Sipas hartave parashikuese, diellin do ta shohim prapë të hënën.