Duke u bazuar në hartat parashikuese, edhe javën e ardhshme në Adriatikun jugor do të mbizotërojë mot me diell, praktikisht mot i vërtet pranveror.
Meteorologët kanë njoftuar se temperatura ditore e ajrit do të sillet rreth 13 gradë Celsius, ndërsa ajo e mëngjesit do të jetë 5-6 gradë më e ultë.
Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, me drejtime të ndryshueshme.