MPB: APEL QYTETARËVE TË ISH RRUGËVE „VIDO MATANOVIQ” DHE “NILOLLA GJAKONOVIQ”

reg-ulcinjska-policijaFiliali i drejtorisë së punëve të brendshme të Ministrisë së punëve të brendshme (MPB) në Ulqin ka apeluar tek qytetarët që t’i ndihmojnë me qëllim të udhëheqjes së përditësuar të regjistrave amë dhe implementimit efikas të Marrëveshjes për zgjedhje të lira dhe të drejta.

Qytetarët që jetojnë në ish rrugët “Vido Matanoviq” dhe “Nikolla Gjakonoviq” janë lutur që sa më parë të lajmërohen në këtë organ, çdo ditë pune prej orsë 10 deri në 16, në mënyrë që të përcaktohet adresa e saktë e banimit të tyre.

Nga MPB theksojnë që me vendim të Kuvendit komunal të Ulqin janë ndryshuar emrat e këtyre rrugëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…