Saturday , December 16 2017
Lajmi i fundit

MPB: TË DREJTË VOTE NË ULQIN KANË 19.918 PERSONA

zgjedhjet-izbori-kutia-kutijaMinistria e punëve të brendshme e Malit të Zi (MPB) ka njoftuar dje në Ulqin ishin 19.918 persona me të drejtë vote.

Kjo është për 175 persona më shumë se në zgjedhjet paralamentare, të cilët u mbajtën me 16 tetor të vitit 2016, kur të drejtë vote kishin 19.793 persona.

“Qasja në listën e zgjedhësve mund të bëhet çdo ditë pune në periudhën prej orës 08:00 deri në 14:00. Qasja në listën e zgjedhësve kryhet personalisht, në sportelin e Filialit të Ulqinit. Gjatë qasjes së drejtpërdrejtë, votuesi mund të kërkojë ndryshimin e të dhënave të regjistruara në listën e zgjedhësve”, njoftohet nga MPB-ja.

Votuesi ka mundësinë e qasjes direkte në listën e zgjedhësve edhe përmes portalit të internetit www.biraci.me

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top