Thursday , May 24 2018
Lajmi i fundit

MPB: VERIFIKONI A JENI NË REGJISTRIN ZGJEDHOR

Policia Ulqin, Policija UlcinjMe rastin e zgjedhjeve presidenciale të Malit të Zi, të cilët do të mbahen me 15 prill, Ministria e punëve të brendshme formoi “Call center” me numrin unik 19820.

“Me thirrjen e këtij numri dhe me dhënien e të dhënave personale (emër dhe mbiemër, data e lindjes dhe emri i prindit) ose të numrit personal amëz, qytetari nga operatori do të fitojë informatën se a është i regjistruar në regjistrin zgjedhor dhe në cilin vendvotim voton”, njoftohet nga MPB-ja, ndërsa transmeton Antena M.

Numri unik 19820 është falas dhe i qasshëm për të gjithë shfrytëzuesit e telefonisë celulare dhe fikse në Mal të Zi.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top