Wednesday , April 14 2021
Lajmi i fundit

Mr. Ali Bardhi: SHKOLLA FILLORE PUBLIKE (MEKTEB-I IPTIDAI) NË OSTROS U NDËRTUA NGA BASHKËSHORTJA E TAHIR PASHË KRAJANIT

VarriEmri dhe veprimtaria e Tahir Pashë Krajanit akoma ruhet nëkujtesën dhe gojëdhënat e popullatës së Krajës dhe më gjerë. Po kështu veprimtaria e tij njihet edhe prej literaturës.

Duke qenë se Tahir Pasha pjesën më të madhe tëjetës së vet e kaloi në Stamboll, në sarajin e sulltanit,ku atij i janëbesuar mjaft detyra të larta,me punëndhe suksesin e treguar ka bërë që të skalitetemri itij në pallatin osman e për rrjedhojë edhe në Arkivin Osman në Stamboll.

Mjaft është folur dhe shkruar rreth jetës dhe veprimtarisë publike të Tahir Pashë Krajanitnë Perandorinë Osmane, por jeta dhe veprimtaria e pjesëtarëve të tjerë të familjes së tij, gjegjësisht e bashkëshorteve, fëmijëve etj.,ende mbetet e pandriçuar plotësisht për publikun.

Janë të shumta dokumentet e këtij arkivi që bëjnë fjalë për jetën dhe veprimtarinë e Tahir Pashë Krajanit[1], familjes së tij,si dhe dy bashkëshorteve të tij, gjë që në të ardhmen na obligon që t’i hulumtojmë, por këtë radhëshkak është bërë gjetja enjë dokumenti nëkëtë arkiv, i cilidëshmonndërtimin e një shkolle fillore nga njëra prej bashkëshorteve të tij në fshatin Ostros të Vogël të Nahijes së Krajës – Kazaja e Shkodrës.

Duhet cekur se me miratimin e reformës së arsimit osman të vitit 1869,shohim tëjenëhapur shumë shkolla fillore publike katërvjeçare në shumë fshatra të trevës së Krajës[2], njëjtë siç është dokumentuar edhe në trevën e Anës së Malit[3],hulumtim që mbetet obligim të vazhdohet në të ardhmen. Por kësaj radhe, siç cekëm mësipër, do të ndalemi te një dosje arkivi që bën fjalë për ndërtimine shkollës fillore në Ostros të Vogël.

Dosja e cila bën fjalë për ndërtimin e kësaj shkollei përket vitit 1312 rumi/ 1896 dhe ka tri faqe. Këto faqe përmbajnëshkëmbime informatash e vendime ndërmjet institucioneverreth shkollës së ndërtuar në fshatin Ostros të Vogël nga fisnikja (bashkëshortja) e Tahir Pashës, ku ky i fundit në këtë kohë ushtronte detyrën e komandantit të dyfekçinjve (Sertyfengi), gardës së pallatit osman.Por në dokument nuk përmendet emri i bashkëshortes, pra ndërtueses së kësaj shkolle.

Në bazë tëkronologjisë së datave të shënuara nëkëtë dosje, shohim se dokumenti i parë i përket datës 7 maj 1312 rumi/19 maj 1896dhe bart vulën e Valiut të Shkodrës, Abdullah Beut. Nga dokumenti shohim se Vilajeti i Shkodrës i dërgon njëshkresë Ministrisë së Arsimit, ku pasi e falëndëron atë,e njofton për ndërtimin e një shkolle/mektebi iptidai (shkollë fillore katërvjeçare) nga ana e bashkëshortes së Tahir Pashës dhe se këtë shkollë e frekuentonindyzet e tre (43) nxënës, prej të cilëve njëzet e tetë (28) djem dhe pesëmbëdhjetë (15) vajza.

Për nga data, shkresa e dytë mban datën21 maj 1312 rumi/ 2 qershor 1896 dheka nënshkrimin e Muhjidin Beut dhevulëne drejtorisë së shkollave (mektebi iptidai) (shkolla fillore katërvjeçare)–Ministrisë së Arsimit, dërguar zyrës së sekretarisë. Edhe në këtë shkresë pasi jepen të dhënat për ndërtimin e shkollës nga bashkëshortja e Tahir Pashës njoftohet sedokumentacioni rreth punës sëshkollës i kalon sekretariatit në fjalë.

Kurse shkresa e fundit në këtë dosje i përket datës 7 qershor 1312/ 19 qershor 1896dhe është përpiluar nga zyra e sekretarisë në adresëtëFletoresZyrtare për t’u publikuar.[4]

Faksimili nr.1 Dokument arkivi osman i vitit 1312 rumi/1896, ku paraqitet ndërtimi i shkollës fillore në Ostros të Vogël me donacion nga bashkëshortja e Tahir Pashës

Faksimili nr.1
Dokument arkivi osman i vitit 1312 rumi/1896, ku paraqitet ndërtimi i shkollës fillore në Ostros të Vogël me donacion nga bashkëshortja e Tahir Pashës

Në këtë dosje nuk ceken lëndët dhe kurrikulat mësimore.Porse studiuesit këto shkolla i konsiderojnë edhe shkolla shqipe, sepse në mësim përdorej edhe gjuha shqipe, nxënësit mësonin për jetën e përditshme, për traditën e historinë e tyre. Veprimtaria e këtyre shkollave kishte karakter kombëtar ngase mësuesit e tyre mbanin lidhje të ngushta me intelektualë e veprimtarë krajanë e shkodranë.[5]

Siç cekëm edhe më lart, në dosjen e mësipërme nuk ceket emri i bashkëshortes së Tahir Pashës, e cila e ndërtoi këtë shkollë fillore në Ostrosin e Vogël. Kjo gjëe bën të vështirëqëtë njohimme saktësi se kush mund të ketëqenë ajo.

Gjatë hulumtimeve të mëtejshme në këtë arkiv kemi identifikuar një dosjetëdatës 18 gusht 1313/ 30 gusht 1897, në të cilën shohim emrat e dy bashkëshorteve të Tahir Pashës, më e madhja në moshë zonja Hatixhe dhe tjetra zonja Xhenanë. Nga ky dokument shohim se Pallati i Sulltanit (Yıldız Sarayı)ndan nga një dekoratë, nishan osman të bamirësisë (şefkat nişanı), të klasit të parë për zonjën Hatixhe dhe të klasit të dytë përzonjën Xhenanë.[6]

Kurse në dosjen tjetër të datës 21 teşrin-i sani 1316/ 4 dhjetor 1900, shohim se bashkëshortes së dytë, zonjës Xhenanë, i ndahet dhe një dekoratë tjetër po për bamirësi, porse këtë radhë e klasit të parë[7], njëjtë siç i është dhënë para katër vitesh bashkëshortes së parë, zonjës Hatixhe.

Duke iu referuar këtyre dy dosjeve deri diku mund të hedhim pak dritërreth bamirëses në fjalë, por faktise në dokumenteTahir Pasha ka pasur njëkohësisht nën kurorëdy bashkëshorte, emrat e të cilave tashmë i njohim,zonja Hatixhe dhe zonjaXhenanë, nga kutë dyjatjanë pajisur me nga njëdekoratë. Por përsëri na e bën të vështirë të përcaktojmë me saktësi se cila prej tyre mund të ketë qenë ndërtuesja apo bamirësja e kësaj shkolle.

Nëse i ndërlidhim të dhënat e gjetura në dosjen e parë, në të cilën ceket bashkëshortja e Tahir Pashës në njëjës, pra si ndërtuese e kësaj shkolle, dhe të dosjes së dytë, ku ceken emrat e të dyja bashkëshorteve – bashkëshortes së madhe zonjës Hatixhe dhe tjetrëszonjës Xhenanë, atëherë mund tëarrijmë në përfundimin se ndërtuesja e kësaj shkolleka qenë bashkëshortja e madhe, zonja Hatixhe.

Pas arritjes në konkluzionin sendërtimii shkollës fillore në Ostros të Vogël u realizua ngazonja Hatixhe, bashkëshortja e madhe e Tahir Pashës, jemi përpjekurtë hulumtojmëmë tej rreth vendndodhjes së ndërtesës sëkësaj shkolle dhe jetës së zonjës Hatixhe.

Sa i përket vendit tëshkollës nuk kemi arritur që tëgjejmë ndonjë të dhënë dhe për këtë duhen bërë hulumtime. Kurse në oborrin e xhamisë së Ostrosit të Vogël kemi identifikuar pllakën origjinale të saranxhëssë ujit,në të cilën ështëshënuar se u ndërtua nga zonja Hatixhe.[8]Pllaka e saranxhës ka këtë mbishkrim:

Faksimili nr. 2

Siç kemi parë edhe nga pllaka origjinale, zonja Hatixhe i përkiste fisit të Marshiqëve dhe ka qenë nga Ostrosi i Vogël, lagjja e Hardojve. Këto të dhëna e bëjnë akomamëbindës faktin se ndërtimi i shkollës fillore katërvjeçare në Ostros të Vogël është realizuar nga kjozonjë.

Rreth veprimtarisë së zonjës Hatixhe nuk kemi hasur në të dhëna të publikuara, po kështu edhe për anëtarët e tjerë të familjes, gjë që në të ardhmen nevojiten hulumtime.Zonja Hatixhe vdiq në Stamboll, ku edhe u varros. Këtë fakt e shohim nga disa të dhëna që na jep një dosjee Arkivit Osman edatës 11 shtator 1322 rumi/ 24 shtator 1904, në të cilën bëhet fjalë për shlyerjen e shpenzimeve të varrimit të bashkëshortes së Tahir Pashës nga hazine-i hassa (thesar privat i sulltanit), pa iu dhënë emri, në Varrezën e Dergjahit të Jahja Efendiut.[9]Por fakti se në këtë dokument nuk ceket emri i bashkëshortes na e vështirëson të përcaktohemi saktësisht se cila prej tyre mund të ketë qenë e varrosur në këtë varrezë.

Në Beshiktash, në lagjen Jıldız, aty ku edhe e ka pasur shtëpinë Tahir Pasha, akoma ekziston dhe ruhet varreza me Dergjahin e Jahja Efendiut.[10] Duke iu referuar këtij dokumenti, i cili bën fjalë për varrimin e bashkëshortes së Tahir Pashës në këtë varrezë, kemi kërkuar se mos ndoshta janë bërë hulumtime për varrezën në fjalë, cka kemi arritur që të sigurojmë një temë magjistrature pranë Universitetit Marmara, të mbrojtur nga zonja Tuba Ruhengiz Dikbıyık. Në këtë katalog, me numrin 219, është i paraqitur varri me mbishkrim osman i bashkëshortss së Tahir Pashës, zonjës Hatixhe, me datë vdekjeje14 Rexhep 1322 hixhri/ 11 gusht 1320 rumi/ 24 gusht 1904, si dhe nënës së tij, zonjës Nesli (Naslije).[11]Faksimil nr. 3

[1]Hajrullah Koliqi, po aty, f. 14.

[2]BOA, İ.TAL. 119/29.

[3]BOA, İ.TAL. 234/26.

[4] Fotografinë e pllakës origjinale të saranxhës na e ka dërguar arsimtari Sabri Kanaqi.

[5]Nga gojëdhënat dhe literatura shohim se ka pasur disa persona me emrin Tahir Pasha. Në të gjitha dokumentet e shfrytëzuara në këtë artikull nga Arkivi Osman i Stambollit ceket detyra e Tahir Pashës si sertyfengi, komandant i gardës së armëve në pallatin e sulltanit, çka jep për të kuptuar se bëhet fjalë për Tahir Pashë Krajanin e famshëm

[6]Shih Arkivi Osman i Shtetit – Stamboll; Ali Bardhi, Müfettiş Davut Boriçi’nin Günlüğünde İşkodra Vilayeti’nde Eğitim 1870-1877, Stamboll, 2009;Hajrullah Koliqi, Historiku i arsimit në Krajë, Prishtinë, 1999; Hamid Alaj, Zhvillimi i shkollave dhe arsimit në trevën e Krajës dhe Shestanit, SHAI “Art Club”, Ulqin, 2014; Hajrudin Muja, Kraja, SHAI “Art Club”, Ulqin, 2019; Ali Gjeçbritaj, Shkolla në Krajë (1929-2019), 2020.

[7] Për më gjerësisht shih Rexhep Lleshi, Shkolla fillore “Bedri Elezaga 1869-2019”, Ulqin, 2019, ff. 49-53.

[8] BOA (Arkivi Osman i Shtetit-Stamboll), MF.MKT, 321/29.

[9]BOA, HH.T, 173/80.

[10]Kjo varrezë i ka fillimet nga gjysma e dytë e shek. XVI dhe në të ka të varrosur personalitete të lartë të shtetit, dijetarë, pjesëtarë të tarikatit, familjarë nga dera e sulltanit dhe pjesëtarë të sarajit të tij. Nga gjysma e dytë e shek.XIX përreth dergjahit kanë filluar të varrosen familjarët e sulltanit. Shih Tuba Ruhengiz Dikbiyik, Yahya Efendi Kabristani Mezar Taşlaı, Universiteti Marama (temë magjistrature e pabotuar), Stamboll, 2009, fq. 20.

[11] Tuba Ruhengiz Dikbıyık, po aty, fq. 410-413.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top