Wednesday , October 17 2018
Lajmi i fundit

Mr. Sabri Salaj: ULQINI – QYTET I KRENARISË SHQIPTARE

Sabri SalajUlqini qytet i lashtësisë, krenarisë dhe pavarësisë së Shqipërisë. Simbol i dashurisë, paqës dhe lirisë. Ulqini është një çeshtje e cila është trajtuar shumë pak nga historia shqiptare, sikurse edhe Hasan Prishtina, por roli dhe fama e tyre ishte e përmasave evropiane. Me çështjen e Ulqinit çështja shqiptare u kthye në agjendë ndërkombëtare dhe kishte filluar të trajtohet si e tillë duke qenë në të gjitha kancelaritë më të mëdha diplomatike.

Lidhja Shqiptare në mbrojtje të trojeve të veta etnike kishte fituar një popullaritet të madh në arenën ndërkombëtare, Shqipëria ndodhej në një zonë ku nga aspekti gjeostrategjik dhe gjeopolitik përplaste interesat e të gjitha Fuqive të Mëdha duke bërë që çështja e Ulqinit të ishte një arenë diplomatike, prapaskenat e së cilës rrezikonin një luftë të përgjithshme.

Zgjidhja e çështjes së Shqipërisë së Veriut, konkretisht Ulqinit, ishte një ndër çështjet më të rëndësishme për zgjidhjen e problemeve në Ballkan dhe në Evropë. Më krizën e Ulqinit të gjitha kancelaritë evropiane do flasin për çeshtjen Shqiptare dhe Shqipërinë. Shëndrrimi i Krizës Lindore në një krizë globale ndalohej më dorëzimin e Ulqinit nga diplomacitë e fuqive të mëdha.

Më Ulqinin fillon edhe rruga drejtë autonomisë së Shqipërisë, po me Ulqini do filloi edhe rruga drejtë pavarësisë së Shqipërisë.

Strategu i madh dhe shtetëndertuesi i Shqipërisë Ymer Prizreni, vorri i të cilit ndodhet në Ulqin, është një dëshmi dhe krenari për të gjithë kombin e Shqipërisë.

(Pjesa hyrëse nga punimi-master ,,Diplomacia dhe zgjidhja e çeshtjes së Ulqinit”).

One comment

  1. A mund te gjendet ky punim i botuar?

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top