Wednesday , October 21 2020
Lajmi i fundit

MUAJI I RAMAZANIT DHE POLITIKA LOKALE

Muaji i Ramazanit në vend që të jetë muaji i dialogut, mirëkuptimit, bashkëpunimit në skenën politike të Ulqinit u shndërrua në muajin e etiketimeve, fërkimeve, përplasjeve, shkarkimeve, licitimeve, fajësimeve.

Interesant është se diskursi fetar përdoret për të nënvizuar pikëqëndrimet e veta: nga shefja klubit të UDSH-së dëgjuam se Zoti është i Madhë dhe koalicioni do zhbëhet për shkak të formimit në bazë të pamoralshme apo” tradhtare” (në aspektin që ish-funkcionerët e UDSH u shkëputën nga partia për të formuar subjekt të ri, Partinë Demokratik edhe do dënohen për këtë).  Inkuadrimi i transcedentales në çështje lokal-politike pothuaj ka notë parodike se tenton ta vesh luftën politike lokale me nuance epifanike.

Në anën tjetër, anëtari Forces Haxhibeti fton që séanca e Kuvendit të vazhdohet pas muajit të Ramazanit për shkak të obligimeve që kryetari i Komunës ka gjatë këtij muaji duke apostrofuar se Kryetari agjëron. Kemi ndjenjën që flasim për kreun e Bashkësisë Islame jo të Komunës – në fund, agjërimi është akt intim, individual dhe nuk duhet të shërbej si arsyetim, justifikim për mos të punuar apo për të mos përfillur përgjegjësi politike.

Kujtojmë poashtu gazetarin Canka që në komentet e rregullta tek TVT, me entuziazëm përshëndeti stolisjen e pushtetit të ri duke përdorë simbole, alegori fetare për të kuptuar shumë shpejtë se terminologjia e tillë nuk kishte mbështetje reale apo që ndihmojnë krijimin e iluzionit për vizionin e gjërë dhe të përkryer të kryetarit të tanishëm.

Diskursi fetar përdoret për qëllime politike çdokund në botë: përqafimi i forte që ia bën politika religjionit-besimit mund të vërehet në konfliktet, fërkimet e ndryshme anëmbanë botës, por diskursi transcendental  i aplikuar në një skenë të mjerueshme politike thjesht trazon, sidomos kur politikëbërësit ushqehen me atë në muajin e Ramazanit.

Në vend të kapërcimit të prangave të egos(ve), rishqyrtimit të thellë, mendjeprehtë të gjendjes aktuale dhe nismes së sinqertë të dialogut hapur brenda subjekteve politike në pozitë dhe opozitë, por edhe më gjërë, ne ballafaqohemi me teatër apsurdë lokalpolitikë ku të gjithë presin God(onë) të vij të shpërbej dhe rregulloj situatën.

Muaji Ramazanit, në vend që të shërbej si platform ideale për afrimin e tjetrit, duke pas parasysh eksploatimin e fjalorit nga regjistri fetar, shndërrohet në front të hapur të përplasjeve të interesave tejet personale.

 (Vështrim i lexuesit të Portalit Ul-info)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top