Saturday , January 18 2020
Lajmi i fundit

Mungesa gjithnjë e më e shpeshtë e ujit: ULQINI PO HUMB BETEJEN PËR TURISTË NË FUSHËN E VET

“Të gjitha burimet e ujit që i kemi në dispozicion punojnë me kapacitete të plota, por e gjitha kjo nuk jep shtypje të mjaftueshme në sistem“, deklaroi drejtori i Ndërmarrjes publike ‘Ujësjellës dhe kanalizime’ Fehim Avdiu.

Ai për medie lokale tha që kanë menduar që situata me furnizim të ujit këtë vit do të jetë më e mirë, gjegjësisht që do të shfrytëzohet uji nga ujësjellësi regjional.”Por, në mbledhjen që u mbajti këtë fundjavë nuk është arritur marrëveshja për pagesën e borxhit, kështu që ne duhet të mbështetemi në burimet tona të cilat nuk janë të mjaftueshme për mbulimin e nevojave të turistëve dhe vendasve“, shtoi ai.

Sipas informatave tona, borxhi ndaj Ujësjellësit regjional është diçka më shumë se njëqind mijë euro dhe nga kjo ndërmarrje do të pranonin që ta lëshojnë ujin për Ulqin nëse do të paguheshe të paktën gjysma e kësaj shume. Në NP „Ujësjellës dhe kanalizime“ mendojnë që problemi do zgjidheshe shumë lehtë sikur komuna e Ulqinit të paguante të paktën një pjesë të borxhit që ka ndaj kësaj ndërmarrjeje, i cili është rreth 900 mijë euro.

Vendasit, sidomos ato në zonat më të larta, janë të hidhëruar me situatën e tillë. „Mysafirët na ikin sepse me ditë më shumë nuk kemi sesa kemi ujë“, thanë ato për portalin tonë.

Pra, derisa besohet që nga 10 gushti do të niset një valë e madhe e mysafirëve kah riviera e Ulqinit, e vetmja gjë e sigurt është që probleme me ujë do të ketë gjithnjë e më shumë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top