Friday , January 15 2021
Lajmi i fundit

Munib Abazi jep dorëheqje në BI: NUK PAJTOHEM ME JOTRANSPARENCË

Në mbledhjen e Bashkësisë islame Ulqin, e cila u mbajt të hënën, anëtari i kryesisë të këtij institucioni, Munib Abazi japi dorëheqje. “Unë nuk isha i te njëjtit mendim që anëtaret e kryesisë mos të jenë të informuar rreth dërgimit të tre personave në haxh si mysafir të mbretit”, tha ai.

Sipas fjalëve të tija, Kryesia vetëm është e njoftuar që në haxh nga ana Meshihatit (mysafirë të mbretit) do të shkojnë tre persona: kryeimami i Ulqinit Ali Bardhi, sekretari i BI Agim Dragovoja dhe anëtar i kryesisë së BI Ilijaz Beci.

“Mendoj që transparenca mungon në punën e BI në të gjitha aspektet, dhe aty askush nuk mund ta thotë mendimin e vet. Secili mendim i cili nuk merr pëlqimon nga kryetari apo kryeimami cilësohet që vjen nga anëtar i ndonjë grupi i cili dëshiron të bëjë përçarje ose ta destabilizoj BI”, shtoi Abazi.

One comment

  1. ja nisen perseri a.
    nuk ka harmoni aty me dhe kurr skan me pas, per cdo dite e me keq eshte duke shku bashkesia islame, dhe bile e kan humbur vleren e vet nder syt e popullit me ngjarjet e ndyta qe kane bere koheve te fundit.
    marre dhe turp per kete udheheqesi qe e kan ozurpu bashkesin islame sikur me qen shtepia e tyre.
    turp.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top