Wednesday , April 26 2017
Lajmi i fundit

Musa Gjokaj, TV i MZ: SELFI ME RAMËN

Musa GjokajArdhja e dy krerëve më të lartë të shtetit amë pa dyshim i dhanë vulën javës që po e lemë pas, për ne shqiptarët në Mal të Zi. Presidenti Bujar Nishani vikendin e kaluar qëndrojë në qytetin më jugor të Malit të Zi ose më perëndimor shqiptarë, varësisht se nga cili pozicion shikojmë. Erdhi në Ulqini por jo për të marr çmimin e përfolur Qytetar nderit, por për t ja rritur vlerën manifestimit të Ditës së Ulqinit, e cila këtë vit kishte edhe kuptim simbolik, sepse u shënua me 1 prill. Ai këtë qëndrim përveç se për të prezantuar në mbledhjen solemne të komunës, ku u takua me homologun e tij Vujanoviq, e shfrytëzoi për të ndarë titullin Nderi i kombit dy veprimtarëve më të shqyar shqiptarë në Mal të Zi, profesorëve Simë Dobreci dhe Ruzhdi Ushaku. Titulli Nderi i kombit që presidenti Nishani ua ndau këtyre dy shkencëtarëve dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare i nderon dhe vlerëson jo vetëm ata por edhe krejt shqiptarët në Mal të Zi, prandaj Faleminderit President!

Kryeministrit Edi Rama të hënën me 3 Prill qëndroi për vizitë zyrtare njëditore në Mal të Zi, ku u prit me nderimet më të larta të shtetit tonë. Dy homologët edhe një herë konstatuan marrëdhënie të shkëlqyera të dy vendeve të cilat i vulosën me nënshkrimin e projekteve dhe hartimin e të tjerave. Kryeministri shqiptar për të mbërritur në Podgoricë ishte i detyruar  të kalojë nëpër Tuz, rajon ende me shumicë shqiptare, ku për çudi  as simbolikisht nuk u ndal. Siç u pa më vonë takimin me përfaqësues të politikës shqiptare në Mal të Zi e kishte caktuar në Ulqin. Nuk u fol shumë se cila ishte tema e bisedës, por siç mund të shihet nga profilet në facebook të politikanëve tanë dhe të disa portaleve të afërt të tyre, këta të dytët e shfrytëzuan për të bërë selfi me të parin.

Disa të tjerë po në profile dhe portale të afërta, derdhën lot, pse nuk ishin të përfshirë në takim, sepse do të kishte dëgjuar ndonjë informacion më shumë.

Por, duhet kuptuar Kryeministrin shqiptarë se kur vjen në Mal të Zi bjen në pikë të hallit me kë nga bashkëkombësit të bisedojë! Janë aq shumë përfaqësues saqë sikur të qëndronte një javë nuk do të arrinte ti dëgjonte të gjithë, veçanërisht kur kihen parasysh hallet që ata i qajnë, kurse ne i përjetojmë.

Presidenti dhe Kryeministri erdhën dhe shkuan kurse ne mbetëm me hallet tona; Ulqini në përgatitje të sezonit turistik, Malësia në pritje të 1 shtatorit të vitit të ardhshëm, kurse trojet tjera ku jetojnë shqiptarët për fat të keq janë vetëm brumë e mirë për ndonjë film dokumentar.

Shënimi i 6 Prillit, Kryengritjes së Malësisë të udhëhequr nga heroi ynë kombëtar Ded Gjo Luli gati kalojë në heshtje, me përjashtim të disa ekspeditave sporadike në Bratilë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top