Wednesday , April 14 2021
Lajmi i fundit

Mustafa Canka: JO SHPIMIT TË ADRIATIKUT!

Mustafa CankaIsha, jam dhe GJITHMONË do të jem kundër shpimit eksploatues të detit tonë!

Kjo është një ndërmarrje e pamend dhe vetëvrasëse e cila, besoj s’ka nevojë më kujt t’i provohet, lë shkretëtirë në det dhe bregdet. Dhe rrezikon mbijetesën tonë në këtë hapësirë!

Ashtu siç të gjithëve në breg i dëshiroj dashuri dhe paqe, të njëjtën ja dëshiroj çdo krijese në Adriatikun tonë, në përrenj, lumenj, liqene, detra dhe oqeane të këtij universi.

Eh, si e madhërojnë peshqit me gjuhët e tyre Krijuesin më të Bukur, po deti me valët e tija!

Mësimi i parë të cilin e mësova nga deti është: jepja, njeri, çdokujt të drejtën dhe paqen e tij!

Dhe zhytu, more i pafat, dhe zbulo atë guacë, atë perlë. Në thelb, zhytu në vetvete dhe gjeje shpirtin tënd. Kjo është pasuria më e madhe!

Në të kundërt, do të kesh shqetësime të përjetshme! Dhe do të shpohesh! Nga të gjitha anët!

 

One comment

  1. jemi me ty mustafe , ne dashte Zoti qe kjo gje te ndalohet se perndryshe do shkaterrohet cdo gje.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top