Saturday , December 14 2019
Lajmi i fundit

MUSTAFIQ: MEDRESA SË SHPEJTI FITON LIÇENCËN

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Sulo Mustafiq ka deklaruar që Medresa “Mehmet Fatih” në Tuz së shpejti do të fitoj licencën e Ministrisë së arsimit. “Në këtë mënyrë ajo do të bëhet pjesë e sistemit të shkollimit bazë në vend”, tha Mustafiq i cili është mësimdhënës në këtë institucion të shkollimit të mesëm.

Ndërtimi i metresës në Podgoricë ka filluar në vitin 2003, ndërsa u përfundua 2008, kur ky institucion arsimor ka filluar të punoj. Në gjeneratën e parë ishin 38, ndërsa në të dytë ka 26 nxënës. “Kjo është më shumë se ato që kanë përfunduar medresenë në Mal të Zi nga Luftu e dytë botërore deri më sot”, thonë në këtë institucion dhe pohojnë që numri i nxënësve në këtë shkollë do të rritej sikur do të fitohej licenca e Ministrisë.

Gjatë vjeshtës në Ulqin duhet të filloj ndërtimi i medresesë së femrave

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top