Monday , October 23 2017
Lajmi i fundit

Muze: PO BASHKOHEN FRAGMENTET E “MOZAIKUT TË KRRUÇIT”

Mozaiku i Krruçit, Krucanski mozaikUlqini së shpejti mund të pasurojë shumë ofertën e vet kulturore. Në Kullën e Ballshajve po vijojnë punimet në bashkimin e fragmenteve të, të ashtuquajturit, mozaikut të Krruçit, i cili rrjedh nga fillimi i shekullit VI të erës së re.

Në krye të skuadrës profesionale është konservatorja Bilana Brajoviq dhe, sipas fjalëve të saja, kjo fazë e parë, e cila përfshinë edhe sigurimin e 242 fragmenteve të grumbulluara, do të zgjasë edhe një muaj.

Pas kësaj do të vijojë prezantimi i këtij mozaiku në hapësirën e muzeut.

Brajoviq tha se kjo punë nisi me iniciativën e drejtorit të Muzeut të Ulqinit, Gazmend Kovaçit, të cilën e pranoi Ministria e kulturës, ndërsa punimet i kryejnë ekspertët e Qendrës për konservim dhe arkeologji të Malit të Zi, me ndihmën dhe përkrahjen e punonjësve në Muze.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top