Thursday , May 28 2020
Lajmi i fundit

Muzeu i Ulqinit: Prezantimi virtual i trashëgimisë kulturore materiale të Ulqinit

Pjesa më e lartë e fortifikuar e qyteteve të vjetra apo në përgjithësi të kështjellave quhet Qyteti i Sipërm, ku ndodheshin objektet e tyre më monumentale dhe më të rëndësishme. Në literaturën ndërkombëtare përdoret termi citadelë dhe akropol. Zakonisht për periudhën mesjetare përdoret termi citadelë, kurse për periudhën antike akropol. Ulqini në pjesën e sipërme të Qytetit të Vjetër ka shtresimet e periudhës së antikitetit dhe mesjetës. Për këtë pjesë të Qytetit të Vjetër përdoret edhe termi Shkala.

Gjurmët e jetës në Qytetin e Vjetër të Ulqinit datojnë që nga parahistoria. Në periudhën e formimit të shtetit dhe qendrave urbane ilire, pikërisht në fund të shekullit të V dhe gjysmën e parë të shekullit të IV të erës së hershme, Ulqini fillon dhe arrijnë urbanizimin plotë. Në pjesën që përfshinë areali i pjesës së sipërme të Qytetit të Vjetër të Ulqinit, gjegjësisht Citadela apo Akropoli, gjenden dhe dëshmitë e mureve të fuqishme ilire.

Që nga kjo kohë Ulqini do të vazhdoj jetën urbane përgjatë periudhës së antikitetit, mesjetës, kohës së re dhe bashkëkohore.

Në hapësirën e sipërme të Qytetit të Vjetër të Ulqinit sot gjenden dëshmitë e shumë monumenteve kulturo-historike.

Pas kryerjes së të punëve konsoliduese në vitin 2019 të financuara  prej Ministrisë së Kulturës ky ambient është vënë në funksion të organizimit të aktiviteteve kulturore.

Literatura: Ulcinj I, 1981

Fotoalbumi i pjesës së sipërme të Qytetit të vjetër të Ulqinit. Fotot Muzeu i Ulqinit, 12. 01. 2020.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top