Wednesday , October 17 2018
Lajmi i fundit

Muzeu i Ulqinit: SONTE FILLON SHËNIMI I DITËVE TË TRASHËGIMISË EUROPIANE

Skena verore, Tregu i roberve, Trg robovaSonte në skenen verore të Muzeut të Ulqinit fillon shënimi i Ditëve së Trashëgimisë Europiane.  Muaji Shtator është caktuar nga Këshilli i Europës dhe Komisioni Europian për shënimin e Ditëve të Trashëgimisë Europiane përmes organizimit të aktiviteteve që rrisin pjesëmarrjen e shoqërisë në aktivitete për trashëgiminë kulturore dhe rritjes së vetëdijes së publikut për vlerat e shumta të trashëgimisë më qëllim që  qytetarët e Europës të gëzojnë dhe të mësojnë për trashëgiminë e tyre të përbashkët kulturore si dhe të arrijmë të zhvillojmë dialogun ndërkulturor.

Programi i aktiviteteve që do të organizohen deri në fund të muajit:

Të premten, 21 Shtator – ART OF SHARING, koncert i Montenegro Yoth Orchestra në skenen verore të Muzeut të Ulqinit në ora 21:00h, më muzikant edhe nga Ulqini i organizuar nga Shoqata e artisteve të ri të Malit të Zi.

Të shtunën, 22 Shtator – Vëzhgimi i zogjëve në Kripore, ekskursion për të gjithë dashamirësit e natyrës dhe zogjve i organizuar nga Shoqata Qendra për mbrojtjen dhe studimin e zogjve, në ora 09:00h.

Të Merkurën dhe të Ejtën, 27 dhe 28 Shtator – Puntoria – Institucionet dhe trashëgimia kulturore e Ulqinit, në ora 09:00 – 16:00h, Pallati Venecia – Salla e konferencave, i organizuar nga Kuvendi Komunal i Ulqinit dhe Qendra për kulturë – Muzeu i Ulqinit.

Të Shtunën, 29 Shtator – Promovimi i librit më propozime dizajni dhe adaptimi të Hapsirave kulturore të Qytetit të Vjetër të Ulqinit dhe zonës për rreth. Editor të librit prof. Caroline Jäger-Klein dhe Renate Bornberg, Universiteti teknik i Vjenës, i organizuar nga Komuna e Ulqinit, Qendra për kulturë Ulqin – Muzeu i Ulqinit, Rezidenca e Balshjave, ora 19:00h.

Aktivitetet organizohen më mbeshtjetjen e Komunës së Ulqinit, Qendrës për kulturë dhe njësisë së saj punuese Muzeu i Ulqinit dhe Ministrisë së Kulturës, përfundohet në njoftimin e Muzeut të Ulqinit.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top