Tuesday , April 24 2018
Lajmi i fundit

Muzeu i Ulqinit: TË ENJTEN SHËNOHET DITA NDËRKOMBËTARE E MONUMENTEVE

Muzeu, Muzej, Tregu i roberve, Trg robova, Stari grad, KalajaMuzeu i Ulqinit shënon Ditën ndërkombëtare të monumenteve dhe vendeve kulturore-historike më 18 Prill 2018.
Tema e caktuar prej ICOMOS (Këshilli ndërkombëtar i monumenteve dhe siteve) për Ditën ndërkombëtare të monumenteve dhe siteve 2018 është: TRASHËGIMIA PËR GJENERATAT.
ICOMOS për qëllimin e temës së caktuar për vitin 2018 vë në dukje se ndarja e tregimeve dhe mbartja e njohurive mes gjeneratave është
një hap vendimtar në zhvillimin kulturor. Kalimi i njohurive ndër gjenerata gjeneron shkëmbime pasuruese të cilat përmes angazhimit të të rinjve në ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore sjell dinamizimin e aktiviteteve për trashëgiminë.
Për shënimin e kësaj date Muzeu i Ulqinit ka përgaditur prezantimin e monumenteve më nxënës të shkollave , të rinj dhe vizitorët – Prezantimin e monumenteve të kompleksit të Muzeut të Ulqinit.
Aktiviteti do të zgjasë nga ora 09:00h deri në orën 18:00h.
Jeni të mirëpritur. (Muzeu i Ulqinit)

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top