Sunday , August 18 2019
Lajmi i fundit

Muzeu Kombëtar i Malit të Zi: AVDIU – CURA DHUROI VESHJEN E ANËS SË MALIT

LuliProfesoresha nga Ulqini Luljeta Avdiu – Cura i dorëzoi Muzeut Kombëtar të Malit të Zi një dhuratë të vlefshme – veshjen e Anës së Malit, e cila do të ekspozohet në Muzeun Etnografik në Cetinë, njoftohet nga ky institucion.

Drejtoresha e Muzeut, Dr. Anastazija Miranoviq, falënderoi për donacion dhe tha se në Mal të Zi ekzistojnë njerëzit që çmojnë vlerën e këtyre gjërave dhe dëshirojnë që ato të jenë të qasshme për publikun.

Luljeta Avdiu – Cura tha se ka nderin t’i dhuroi veshjen Muzeut Kombëtar të Malit të Zi, institucionit shumë të rëndësishëm kulturor, i cili promovon trashëgiminë kulturore dhe traditën, sepse, siç theksoi, veshja e Anës së Malit duhet të gjendet në muzeun Etnografik si trashëgimi fizike dhe shpirtërore e kësaj treve.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top