Në plazhin “Dolcinium” të premten fillon festivali i parë i muzikës “Southern Soul Festival Montenegro 2013”. Ky manifestim,në të cilin do të mblidhen rreth tetëdhjetë emra reprezentues të soul-it dhe drejtimeve tjera muzikore, (funk, disko, house, dub, reggae dhe jazz), do të zgjas deri të dielën.
Sipas parashikimeve të organizuesit, ky festival do të sjell në rivierën e Ulqinit nga dy deri në katër mijë njerëz.
Në dyqanet e “Telekom-it”, njërit nga sponsorët gjeneral të Festivalit, në Podgoricë, Budva, Tivar dhe Ulqin mund të blihen biletat treditore që kushtojnë 44 euro.