Tuesday , November 12 2019
Lajmi i fundit

N.GEGAJ: HAPA TË SIGURTA DREJT KOMUNËS SË MALËSISË

Nikolle Gegaj

Çështja e Komunës me kompetenca të plota është çështje jetike për banorët e Tuzit dhe Malesise, për diasporën e më gjërë. Ajo është multidimensionale. Në të përfshihen problematika lokale, kombëtare, kulturale, etnike, fetare, ekonomike, sociale, qytetare, historike, etnografike, shpirtërore, shëndetësore, ndërkombëtare, organizative, ekologjike, si dhe çështje të zhvillimit të qëndrueshëm. A duhet që të nxitohemi në realizimin e kësaj ideje e kërkese kaq reale e serioze? Duhet që ta vonojmë komunën me ingerenca të plotë? Mendoj se gjëja më e rëndësishme është që ta realizojmë këtë projekt madhor jo vetëm si diçka që na përket, por edhe si diçka që do të jetë e qëndrueshme mot e jetë. Oganizimi territorial i një shteti është si diçka e gjallë, e që dihet mirë se nuk është i betonuar. Ai është gjithmonë në lëvizje për faktin se duhet që përherë ti përgjigjet sa më mirë kushteve dhe rrethanave aktuale të vendit.

Para 9 muajeve ne Parlamente te Malit te Zi u aprovuon ndryshimet e kater ligjeve qe mundesojne qe Tuzi je jete Komune, pothuajse si te gjitha komunat tjera ne Male te Zi,perpose qe do te jemi ne lidhje me Podgoricen. Gjegjesishte kemi perparsi nga te tjerat Komuna ne MZ sepse finansohemi jo vetem prej te ardhurave tona por edhe nga Buxheti i Podgorices. A mendon  dikushe se ka Komuna te pamvarura. Nese mendon eshte ne gabim sepse nuk ka.

Fakt shumë pozitiv është që votuesit e kësaj Komune, pavarësisht nga pikpamjet politike, fetare e përkatësia partiake, kanë qënë përcaktues në rinovimin e pavarësisë së Malit të Zi. Partitë qytetare dhe disa nga partitë nacionale bashkuan kontributin e tyre për të ndërtuar një shtet modern qytetar, anëtar i denjë i Kombeve të Bashkuara, kandidat me përparësi për tu integruar në Evropën e bashkuar dhe në NATO, në të cilin vlerat themelore janë liria, paqja, toleranca, respektimi i të drejtave të njeriut, barazia e të gjithë qytetarëve, demokracia, marrëdhëniet e mira e paqësore me të gjitha shtetet e kryesisht me shtetet fqinjë, si dhe sundimi i Ligjit dhe të së drejtës. Ky shtet, hap pas hapi dhe me mbështetjen e të gjithë faktorëve duhet të krijojë një ambient social, ekonomik e mjedisor me zhvillim të qendrueshëm ku nocioni i barazisë së vërtetë në të gjtha aspektet të jetë një nga shtyllat kryesore. Janë pikërisht këto arsye që me kanë nxitur të merrem me aktivitet politik në kuadrin e një partie qytetare, pro Evropës, NATO-s e Amerikës siç është PDS-ja, dhe këtu duke theksuar gjithmonë përkatësinë time nacionale.

Para tre javësh u bë një propozim në Kuvendin e Malit të Zi për ndryshimin e Ligjit për organizimin e territorit të mbështetur në Kushtetutën dhe Ligjet e Malit të Zi si dhe në dëshirën e madhe që prej shumë kohësh për të patur Komunë të plotë të Malsisë-Tuzit. Kam qene i mendimit se duhet të hedhim hapa të sigurtë që, pas rinovimit, Komuna e re të jetë e qëndrueshme në të gjitha aspektet, e veçanërisht përsa i përket financave. Në të kundërtën, më besoni, do të mbeteshim një Komunë vetëm në dokumente, dhe dështimi në këtë çështje kaqe të madhe do të ishte shumë i hidhur dhe mbresëlënës.

Sidoqoftë, Komuna jonë edhe tani funksionon thuajse me të gjitha ingerencat që kanë komunat e tjera në Mal të Zi, dhe ajo në mënyrë të vazhdueshme po hap segmente të reja komunale të nevojshme. Dhe këto e ecuri kanë bërë të mundur punësimin e të rinjve, të cilët janë një forcë shumë e madhe në Komunën tonë. Theksoj që me rininë duhet të merremi më mirë në të ardhmen, duke filluar nga unë i pari. Jam i bindur se po të vazhdohet me këto ritme, shumë shpejt do të realizohet Komuna e plotë, e cila do të ketë si kompetencën, ashtu edhe kapacitetin, të zgjidhë të gjitha nevojat e qytetarëve të vet.

Si eci votimi? Në dukje votimi eci si zakonisht. Dikush votoi pro, dikush kundra e dikush abstenoi. Propozimi nuk fitoi. E çuditshmja ishte që përveç votës pro të deputetëve të partive nacionale Shqiptare, pro votuan të gjithë deputetët nga partitë retrograde. Pro nuk votoi ase Partia socialdemokrate e Krivokapiqit, e cila nuk ishte ase prezente gjate votimit,e cila eshte ne opozite. Mund ti përmend emrat e te gjitheve, por mendoj se nuk është me vend, sepse tema nuk është që të merrem tani me ta, por më jep të drejtë të bëj një pyetje për të gjithë ju: A na duhet vota e tyre për të rinovuar Komunën tonë të plotë?….

Në këtë votim unë abstenova. Këtë gjë e bënë edhe shumica të cilët i përkasin partisë time si dhe partive progresiste, që në përgjithësi gjithmonë kanë mbështetur të drejtat e popullit tonë në Mal të Zi. Nuk e theme për të ngritur veten, por të gjithë jeni dëshmitarë që të drejtën për të abstenuar e shfrytëzojnë njerëz shumë seriozë. Unë dhe gjithë këta deputetë, që votuam në këtë mënyrë, nuk ishim kundra propozimit, por kemi mendimin se  ky propozim duhet të plotësohet në mënyrën që e përmenda më lart.Po e perserise se para nende muajve votova për Komunën që kemi tani, ku momentalisht kemi përparësi se nuk financohemi vetëm nga të ardhurat tona dhe donacionet e dashamirësve të nderuar nga jashtë shtetit, por edhe nga buxhetet e Kryeqytetit dhe nga ai i shtetit. Ky projekt është lavdëruar e përkrahur nga shumë njerëz të ngritur dhe bile edhe nga disa që sot po flasin ndryshe.

Për këtë votim, për të cilin, do të bindeni me kalimin e kohës, që pata të drejtë për kushtet konkrete, më sulmuan me etiketa të rënda pikërisht aty ku nuk e mendoja. Këta njerëz, që mendoj se janë narciziztë, gjejnë rastin të nxisin një lloj narcizizmi kolektiv që i japin ngjyra patriotike, gjë që nuk është e mirë. Kjo gjë në të vërtetë nuk është patriotizëm dhe nuk ka asnjë gjë të përbashkët me nacionalizmin e vërtetë që e zbukuron Shqiptarin.

Ata me siguri kanë harruar se për herë të parë mbas shumë dekadash valoi flamuri Shqiptar në Komunën e Tuzit në vitin 2010 me iniciativën dhe vendosmërinë time si kryetar i kësaj Komune, gjë që mund ta dëshmojnë i madh e i vogël në Malesi, duke nisur nga z. Ferhat Dinosha,ish ministri i popujve pakice ne Qeverin e Malit te Zi,z.Fadil Kajoshaj kryetari i atehershem dhe i tanishem i Parlamentit te KU Tuzit dhe kryetarët e klubeve të këshilltarëve të atëhershëm. Unë jam krenar që, sot e kësaj dite, flamuri Shqiptar se bashkut me flamurit shteteror valojne  para ndërtesës së Komunës, e jam i bindur se kështu do të jetë përherë. Po ashtu shumë shpejt u harrua nga dikush qe si kryetar i Komunes se Tuzit se bashkut me koleget dhe bashkepuntorte u institucionalizua festimi e ditës së Kryengritjes së Malësisë, ku morën pjesë figura të larta si nga Shqipëria, ashtu edhe nga Mali i Zi. Vetë Presidenti i shtetit i Malit të Zi dërgoi sekretarin e përgjithshëm të tij, që të merrte pjesë në këtë ngjarje të madhe për ne.

Unë jam në mënyrë të pandashme banor i kësaj treve, jame qytetar i Komunës së Tuzit, i Malit të Zi, i rajonit dhe i gjithë botës. Unë jame edhe deputet në Kuvendin e Malit të Zi i partisë time, e cila ka një program shumë progresiv, për prosperitetin si të qytetarëve të Komunës tonë, e ashtu edhe të qytetarëve të Malit të Zi, e më gjërë në rajon e në botë. Pra unë si një politikan serioz i popullit tim, mendoj globalisht për integrim me Evropën, NATO-n e më gjërë, e kjo në kuadrin e zhvillimit të qëndrueshëm, dhe në këtë mënyrë veproj lokalisht, që qytetarëve tu plotësohen të gjitha kërkesat e nevojat në bazë të ligjit. Jam i bindur se zërat e atyre që më sulmojnë, megjithëse duken të zhurmshëm e bombastikë, janë në pakicë. Për shqiptarët gjithmonë ka qënë nder që të kenë përfaqësuesit e tyre në pjesën progresive të botës. Besoj se, në kundërshtim me ata që më sulmuan, shumë të tjerë mendojnë që është gjë e mirë që Shqiptarët të jenë të spikatur në një forcë politike progresive siç është Partia Demokrate e Socialistëve në Mal të Zi, ku bëjnë pjesë përfaqësues nga të gjitha kombet e kombësitë.

I bindur për mbështetjen tuaj, mbetem i hapur për mendimet, vërejtjet, sugjerimet, kritikat dhe komentet tuaja.

(Autori eshte deputet i PDS ne Parlamentin e Malit te Zi)

2 comments

  1. Ti qet por.. O djal! Ky shkrimi yt na fyn intelegjencen. Na flet per integrime, Nato, BE etj. Je ba i merzitshem, lodhe robin dhe zotin ma. Te gjith e kemi te qart cka ti (s)din.

  2. Ti zotri mos ma shit dushk per gogla ma. Mjaft e pati qe 25 vjet tuju duru, gjan e gjas se mire per popullin nuk e keni ba por per vehten ytuaj. Dinosha e la per faqe te zez dhe shikoj beth.. e vete. Ashtu je ka ban edhe ti, Halili, Shkreli e per fat te keq edhe keta te tjeret ne subjektet shqiptare, gja ma te mire nuk jan as ata. Mjere ne per keta debitanta e sahanlepirsa. Historia ju ardht hakut.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top