Saturday , December 15 2018
Lajmi i fundit

N.Resulbegoviq bartës i listës së PSD-së: DALIN ME SLOGANIN “TË RINGJALLET ULQINI”

Naser ResulbegovicPartia socialdemokrate në zgjedhjet lokale në Ulqin të caktuara me 4 shkurt do të marr pjesë veçmas, ndërsa listën e saj do ta udhëheqë kryetari i Këshillit komunal të PSD-së – Naser Resulbegoviq.

Siç njoftuan nga kjo parti, PSD do të marr pjesë me sloganin “Të ringjallet Ulqini” me çka sugjerojnë, siç shpjegojnë, gjendjen e vështirë në të cilën ndodhet Ulqini në të gjithë aspektet e jetës shoqërore, e cila është rezultat i sjelljes së papërgjegjshme të pushtetit ndaj qytetit.

“PSD si partia më e fortë opozitare në Kuvendin komunal të Ulqinit do të ofrojë programin gjithëpërfshirës me masat konkrete dhe prioritetet me të cilët duhet të iniciohet ripërtëritja e Ulqinit. Ulqini me të gjithë potencialet e veta meriton të jetë lokomotivë e zhvillimit, veçanërisht kur bëhet fjala për turizëm, e jo siç është tani qytet nga i cili rinia largohet sepse me pushtetin ekzistues nuk sheh perspektivë”, thuhet në kumtesë.

Komento

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

Scroll To Top